Në tryezën për “Kreditimin e sektorit bujqësor”, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se bujqësia është 4 herë më pak e kredituar nga sektori bankar, krahasuar me biznesin e madh dhe koorporatat.
Sejko ka prezantuar skemën e re për mbështetjen e bujqësisë.
“Kredia për sektorin privat u rrit me 16% gjatë 2024, normë e cila nënkupton një rritje prej 110 miliardë lekë në portofolin e kredisë, duke përbërë fluksin kryesor të mbështetjes financiare për ekonominë. Sektori bujqësor ka performacën më të dobët në raport me sektorët madhorë të ekonomisë shqiptare. Shkak janë fragmentarizimi i tokës, niveli i ulët të mekanizimit, integrimi i pakët horizontal dhe vertikal mes fermerëve, tregut dhe sektorëve të tjerë të ekonomisë.
Në të njëjtin plan kredia për sektorin bujqësor përbën me pak se 2% të kredisë bankare për bizneset. Ecuria ende larg dëshirës dhe nevojave që sektori bankar ka për kredi pasqyron si realitetin e rrezikut që mbart kreditimi i këtij sektori si pasojë e natyrës së aktivitetit, problemet e tij strukturore si dhe mungesës së kolateralit si dhe kostot e larta të kreditimit.
Megjithatë, rritja e vëmendjes tuaj ndaj kreditimit të tij është një çështje me rëndësi strategjike
Studimet e kryera në këtë drejtim kanë evidentuar se kreditimi i sektorit bujqësor ka impakt dy herë më të madh në reduktimin e varfërisë, në krahasim me sektorët e tjerë.
Nisma e BSH për vënien në zbatim të një programi financimi të një biznesi mikro të vogël dhe të mesëm afron një mundësi për hapjen e një kapitulli të ri për kreditimin e sektorit bujqësor. Ky sektor është 4 herë më pak i kredituar se biznesi i madh dhe koorporatat. Programi i financimit të biznesit mikro të vogël dhe të mesëm është një hov cilësor për zhvillimin e këtyre bizneseve”, tha Sejko.