back to top
14.5 C
Tirana
E diel, 15 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeMbetjet inerte ndotin detin në Dhërmi/ Alarm për mjedisin dhe turizmin

Mbetjet inerte ndotin detin në Dhërmi/ Alarm për mjedisin dhe turizmin

Vija bregdetare e Dhërmi është përballur sot me ndotje të dukshme, pasi uji ka marrë ngjyrë kafe si pasojë e dherave dhe mbetjeve inerte që kanë përfunduar në det. Fenomeni u vu re përgjatë gjithë bregut, ku uji ka humbur kthjelltësinë dhe pamja turistike është ndikuar dukshëm.

Sipas informacioneve paraprake, ndotja dyshohet të ketë ardhur nga lëvizjet e dherave dhe materialeve inerte, të cilat përmes rrjedhjeve kanë përfunduar në vijën bregdetare. Ky problem jo vetëm cenon pamjen e zonës turistike, por rrezikon edhe ekosistemin detar.

Banorë dhe pushues shprehen shqetësimin e tyre, duke kërkuar ndërhyrje të shpejtë nga institucionet përkatëse për të verifikuar burimin e ndotjes dhe për të ndërmarrë masat e pastrimit.

Dhërmiu, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në jug të vendit, përballet kështu me një problem mjedisor që kërkon reagim të menjëhershëm për të shmangur përkeqësimin e situatës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat