back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 1 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetMbi 18 ton fileto pule me salmonelë/ "Zhduket" administratori i kompanisë Dimal,...

Mbi 18 ton fileto pule me salmonelë/ “Zhduket” administratori i kompanisë Dimal, hetohen 3 inspektorët e AKU-së

Skandali i mishit te pulës me salmonelë, më në fund ka çuar në reagimin e Policisë, por pa ndonjë rezultat.

Siç njofton policia, është shpallur në kërkim administratori  i kompanisë Dimal, dhe janë vënë në ndjekje penale katër persona të tjerë, tre prej të cilëve zyrtarë të AKU-së.

Në kërkim është shpallur Arben Goxha -administratori i kompanisë, ndërsa në hetim është i vëllai dhe 3 inspektorët, Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari

Sipas njoftimit të DVP Tiranë, 50-vjeçari A.G., administrator i kompanisë, dhe vëllai i tij, M.G., 53 vjeç, kanë futur në vend sasi produktesh ushqimore të kontaminuara, të cilat më pas u lejuan për tregtim nga inspektorët e AKU-së.

Në këtë skemë janë përfshirë edhe tre inspektorë të AKU-së, G.H., 38 vjeç, S.L., 42 vjeçe, dhe A.S., 46 vjeç, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos parandaluar daljen e këtyre produkteve në treg.

Çështja është tashmë në duart e Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet për këtë rast serioz që përbën një kërcënim për shëndetin e qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat