back to top
14.5 C
Tirana
E diel, 13 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaMbi 600 ankesa nga bizneset në një vit/ Vendosen 240 gjoba për...

Mbi 600 ankesa nga bizneset në një vit/ Vendosen 240 gjoba për shkelje të ndryshme

Elisabeta Dosku

Mbi 600 ankesa janë depozituar pranë administratës tatimore për subjektet gjatë vitit 2024.  Konkerisht Sektori i Trajtimit të Ankesave për periudhën 1 vjeçare, ka regjistruar në total 603 raste,  nga të cilat 541 janë raste abuzive, të paraqitura në forma të ndryshme,  si e-mail-it, telefonit fix, telefonit cel, what’s up, takim dhe shkresa, nga denoncues në të gjithë vendin, individë dhe institucione.

Nga këto 541 denoncime të ardhura, janë ezauruar 505 raste, dhe 36 të tjera janë akoma pa përgjigje dhe do të ndiqen në vazhdim. 

Në rastet e trajtuara janë vendosur 240 gjoba,  të ndara sipas llojit të tyre.

Më konkretisht, 65 gjoba janë vendosur për moslëshim fature,  40 masa penalizuese me bllokim aktiviteti; 29 gjoba për moskryeje fiskalizimi; 22 gjoba  për mosdeklarim punonjësish, 18 penalitete për mall pa faturë, etj.

Përsa i përket Rasteve Abuzive të pa verifikuara në total 36 raste, ato janë në pritje të verifikimit nga ana e drejtorive përkatëse.

Përgjatë të gjithë vitit Sektori i Trajtimit të Ankesave është marrë çdo ditë me ankesat e qytetarëve nëpërmjet linjës së gjelbër, duke i dhënë asistencën përkatëse për problematikat e ndryshme për të cilat këta qytetar dhe subjekte telefonojnë, përveç denoncimeve për Evazion Fiskal.

Sektori i Trajtimit të Ankesave, gjatë vitit 2024, është marrë dhe me dhënin e asistencës duke orientuar individët dhe subjektet e ndryshme në lidhje me problematikën e Bllokimit të Llogarive nga ana e Drejtorisë së Mbledhjeve të Detyrimeve Tatimore të Papaguara, kjo gjë nëpërmjet të gjitha formave të komunikimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat