Kur ka kaluar mbi 2 orë i thirrur nga komisioni i sterilizimit për t’u pyetur, ish ministri Ilir Beqja ende nuk ka dëshmuar asgjë.
Kjo për shkak të debate PS-PD, që ende nuk i kanë dhënë mundësi Beqajt për të sqaruar rolin e tij në çështjen që po hetohet.
Diskutimi:
Klodiana Spahiu: Dëshmitari është në të drejtën e tij që t’i prezantojë, t’i paraqesë me fjalë, me foto e video. Në qoftë se ju nuk keni frikë nga e vërteta është mirë që të vazhdojë siç e ka të drejtën kushtetuese dëshmitari dhe siç e kemi ne të drejtën si anëtarë të komisionit. Neni 34 i rregullores, komisioni merr vendim me votim të hapur për programin, raportin, projektrezoluta.
Albana Vokshi: Klodi ta kanë dhënë nenin gabim. Kush ta ka dhënë.
Spahiu: Komisionin e ke bipartizan. Nuk e bën dot pa ne komisionin.
Vokshi: Nuk është Ilir Beqaj më i mirë se Ilir Rrapaj, njësoj janë. Ilir Rrapaj bëri deklaratë iu përgjigj pyetjeve, Ilir Beqaj të bëjë deklaratë e t’u përgjigjet pyetjeve.
Spahiu: Më lini të mbaroj.
Vokshi: Gjej nenet e sakta.
Spahiu: Mbarova me nenet.
Vokshi: Vjen të bëjë prezantim shkencor.