Në një takim me pensionistët në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama ka shenjëstruar Prokurorinë e Tiranës.
Sipas tij po mbulohen dosje ulëritëse të evazionit fiskal ndaj bizneseve.
“Keni dëgjuar ndonjëherë që një sipërmarrës të merret i pandehur për evazion? Mendoni ju se administrata nuk i ka identifikuar disa prej tyre? I ka identifikuar dhe ia ka referuar edhe Prokurorisë së Tiranës, por janë mbuluar me trupat e prokurorëve dosje ulëritëse të evazionit fiskal, të cilët e kanë Prokurorinë në xhep sepse unë nuk gjej asnjë shpjegim tjetër.
Ligji e ruan rendin, por nëse ligji nuk vepron për këtë kategori si për të gjithë të tjerët, ne kemi një problem të madh. Prandaj është jo e lehtë, por ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë.
Për këtë, ne do të bëjmë digjitalizimin e transaksioneve, si dhe një tjetër mekanizëm që po e vëmë në funksion me inteligjencën artificiale”, u shpreh Rama.