back to top
3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSportiMbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj: Marselo idhulli im, Benzema po më ndihmon...

Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj: Marselo idhulli im, Benzema po më ndihmon shumë

Mario Mitaj po luan sezonin e tij të parë në Arabinë Saudite.

Mbrojtësi i majtë është përshtatur mjaft mirë, aq sa klubi i Al Itihadit vendosi që të mos vazhdojë huazimin, por të blejë kartonin e tij dhe arriti këtë gjë në janar nga Lokomotiva e Moskës në Rusi. Në një intervistë për faqen e klubit, Mitaj tregon për aventurën në Arabi, idhullin e tij, raportet me shokët e skuadrës dhe Benzemanë. Mes të tjerash, ai krijon edhe formacionin më të mirë në opinionin e tij, teksa dallojnë Iniesta, Mesi apo Ronaldo.

Si është vlerësimi në ELO (pikët në FIFA) dhe cili është sekreti i shkëlqimit tek Al Itihadi?

Jo (qesh). Nuk jam aq i mirë. Për momentin jam te kategoria e argjendtë, por mësoj çdo ditë nga shokët. Ata më ndihmojnë të rritem. Për të qenë i sinqertë, kur futem në fushë, e vetmja gjë për të cilën punoj është që të mos futem në panik dhe të mundohem të luaj futbollin që unë di. Nuk më intereson se çfarë të tjerët mendojnë dhe e vetmja gjë që shqetësohem, është fokusimi te loja.

Të jem i sinqertë, jam rritur duke parë Marselon e Real Madridit dhe gjithmonë e kam konsideruar atë si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë dhe një nga lojtarët që unë përpiqem të ndjek si model.

Siç e dini, Shanqeti, Aboud, Sagur. Këta të tre lojtarët mendoj se janë ata që bëjnë më shumë shaka në ekip.

Si është ekipi dhe cilat ndeshje do të veçoni?

Në opinionin tim, ne kemi disa nga futbollistët më të mirë që luajnë në Arabi. Ndeshjet më të bukura janë ato derbi, kundër Al Ahli apo Al Nasr, edhe për faktin se kemi fituar, por kanë qenë edhe përballje ku unë kam luajtur mirë.

Lojtari më i mirë që keni luajtur?

Karim Benzema. Është një njeri që vepron njësoj me të gjithë. Ai mundohet që t’i ndihmojë të gjithë dhe është shumë e bukur që të kesh dikë si ai në skuadër.

Në portë do të thosha Nojer. Në mbrojtje nga qendra do të thosha Pike dhe Ramos. Mbrojtësi i djathtë Dani Alvesh, ndërsa majtas Marselo. Në mesfushë do të vendosja, Çavi-Iniesta dhe Mesin si numër 10. Në krah të majtë do të fusja Nejmar, djathtas Salah dhe në sulm Kristiano Ronaldo.

Duhet të rritem ende. Të luaj edhe për disa vite që të fus veten time aty. Mund te them se dashuria që mora nga njerëzit kur firmosa, sidomos në stadium apo edhe jashtë. Një pritje shumë e mirë, kur njerëzit të shikojnë dhe të trajtojnë me respekt.

Pozicioni ku ndihesh më mirë?

Mendoj se pozicioni ku ndihem më i sigurt dhe luaj më mirë është si mbrojtës i majtë, sepse them se e njoh këtë rol shumë mirë dhe aty mund të jap maksimumin tim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat