back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Mbron mafien dhe sulmon opozitën”/ Berisha i ashpër ndaj Altin Dumanit

“Mbron mafien dhe sulmon opozitën”/ Berisha i ashpër ndaj Altin Dumanit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp këtë të premte akuzoi Altin Dumanin se ka bashkëpunuar me një nga kartelët më të rrezikshëm të drogës në Europë. Sipas tij, Dumani, ose siç Berisha e quan Altin Troplini, mbajti për tre javë një urdhër arresti ndërkombëtar pa e ekzekutuar, duke u dhënë kohë bosëve të arratiseshin. Berisha e quajti Dumanin “ushtar të botës së krimit” dhe pjesë të fushatës së partisë në pushtet në Durrës. Berisha u shpreh para gazteravëve se Dumani u përpoq të fshihej pas Antimafias dhe DEA-s, por përgjegjësia është vetëm e tij dhe e qeverisë Rama. Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi se kjo çështje do të marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lideri opozitar, Sali Berisha tha se Krenar Guçe, bashkëpunëtor i bandës së Nuredin Dumanit sipas dëshmive të vetë Dumanit, është emëruar zëvendësdrejtor policie në Elbasan si shpërblim për veprimtari kriminale gjatë fushatës. Berisha tha se Guçe informonte grupe kriminale për lëvizjet e rivalëve, por në vend që të hetohej apo arrestohej, është promovuar.

Lideri democrat, Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin se “fle mbi dosjet e krimit” dhe mbron bashkëpunëtorët e botës së krimit. Sipas Berishës, drejtësia është e kapur dhe vepron me standard të dyfishtë: nga njëra anë mban në burg Ilir Metën pa prova, ndërsa liron apo promovon persona të përfshirë në krim.

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi farsën elektorale duke publikuar një tjetër rast nga burgu i Elbasanit, ku sipas tij, Sara Mila, të cilën e quan “princesha e burgut”, ka marrë 92 nga 102 vota, duke treguar qartë manipulimin dhe presionin mbi votuesit e burgosur.

Berisha tha se burgjet kontrollohen nga bandat, të cilat kontrollojnë edhe kandidatë si Ulsi Manja. Berisha theksoi edhe përfshirjen e emrave të njohur të botës së krimit si Emiljano Shullazi në manipulimin e votës së të burgosurve. Sipas Berishës, ky është një tjetër shembull i qartë që provon se zgjedhjet ishin një farsë nga fillimi në fund.

Kryedemokrati, Sali Berisha u shpreh për gazetarët pro një kandidati të përbashkët nga opozita për Bashkinë e Tiranës, por kundërshtoi idenë që ai të jetë apolitik. Sipas Berishës, kryebashkiaku duhet të ketë një program të qartë për të përballuar pasojat e “narkoshtetit” në kryeqytet dhe nuk mund të jetë një figurë pa angazhim politik.

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi edhe vizitën e Edi Ramës në dasmën e familjes Soros, duke thënë se edhe atje ai “do të gjejë aferën McGonigal të hapur”. Sipas tij, Rama është thellësisht i përfshirë në këtë çështje dhe nuk mund ta shmangë dot. Berisha theksoi se dosja McGonigal nuk do të mbyllet kurrë pa u zbardhur e gjithë e vërteta dhe pa ndarë përgjegjësinë për krimin.

FJALA E PLOTË

Kaluan mbi tre javë dhe Altin Troplini nuk ka dhënë asnjë përgjigje për njoftimin që u bë klanit apo kartelit më të rrezikshëm në Europë, njoftim i cili u siguroi atyre lirinë dhe largimin.

Altin Troplini mbajti për rreth 3 javë në xhep mandatin ndërkombëtar të arrestit të bosëve të kartelit të vetëm në Europë që disponon port dhe e ekzekutoi atë ditë pasi bosët e kartelit ishin njoftuar dhe kaluan në fshehtësi, në arrati.

Çdo ditë që kalon fakton se Altin Troplini është një bashkëpunëtor në krim me kartelin më të rrezikshëm të drogës në Europë.

Gjer sot, shqiptarët nuk kanë asnjë shpjegim.

U përpoq të implikojë Antimafian Italiane, DEA-n amerikane, por një gjë kanë të qartë shqiptarët, se kurrë as Antimafia Italiane, as DEA amerikane nuk kanë njoftuar bosët e kartelit më të rrezikshëm të Europës, Troplinët për t’u larguar nga Shqipëria.

Gjer sot ka vetëm mashtrimet dhe trillimet e tij, përpjekjet e tij për t’u fshehur pas DEA-s dhe Antimafies, në një kohë kur njoftimi është direkt vepër e atij që mbante në xhep mandat-arrestin dhe nuk e ekzekutonte gjersa ata të përfundonin në vendin e fshehur dhe të sigurt.

Sigurisht duke qenë një klan i lidhur kryekëput me qeverinë, Troplini në prokurori ndjehet i mbrojtur.

Por e garantoj se ky problem do të bëhet sa kombëtar, aq edhe ndërkombëtar.

Dhe nuk do mund ta kapërcejnë me dëshmitarë të rremë si Alfred Shehu, siç bëri para medias që e thirri shpejt e shpejt në ndihmë dhe u detyrua të ndërrojë ato që kishte thënë dy minuta më parë.

Njoftimi i kreut të kartelit më të fuqishëm të drogës në Shqipëri dhe largimi i tij, pasi ai drejtoi fushatën elektorale të partisë së krimit në Durrës, dëshmon se Altin Troplini ishte në këtë fushatë thjesht një ushtar i botës së krimit, i karteleve të drogës dhe Edi Ramës.

Këtu para jush do paraqes, përveçse të dhëna flagrante nga qendrat e votimit të akteve antiligjore që dëshmojnë se zgjedhjet ishin një farsë fund e krye dhe jo një proces zgjedhor.

Do paraqes kërcënimet që iu bënë komisionerëve në qendrat e votimit.

Por do paraqes prapë një akt tjetër se si Altin Troplini fle mbi dosjet e krimit.

Se si i akuzuari nga Nuredin Dumani, Krenar Guçe, si oficer ndërlidhës i bandës, bashkëpunëtor i bandës, sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, emërohet zëvendësdrejtor i policisë në qarkun e Elbasanit për t’u shpërblyer për aktivitetin e tij kriminal elektoral, për lidhjet e tij me kartelin e Suel Çelës dhe banda të tjera.

Këto janë njoftime në media, të cilat datojnë me 6 shkurt 2025.

Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie si bashkëpunëtor të krimit.

Gjatë procesit gjyqësor me dyer të mbyllura, i pandehuri i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka përmendur emrin e një oficeri policie të cilin e akuzon si bashkëpunëtor të krimit.

Dumani ka deklaruar se oficeri Krenar Guçe informonte anëtarët e grupeve kriminale për lëvizjet e objektivave.

Ai ka specifikuar se Krenar Guçe njoftonte Henrik Hoxhajn, një anëtar i grupit kriminal, i cili më pas ia përcillte informacionin e tij.

Njoftonte për lëvizjet e Elton Kiles- një nga detyrat e oficerëve kriminelë në radhët e policisë është të survejojnë dhe të ndjekin rivalët e bandave- dhe më pas Henrik Hoxhaj më informonte mua për lëvizjet e shënjestres, ka mundësi që ky Kile të jetë shënjestra, mësohet të ketë thënë Dumani në dëshminë e tij, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Pra, në mënyrë të përsëritur, kam deklaruar se balozët e krimit në prokurorinë speciale flenë mbi dosje krimi.

A mund të imagjinoni ju, sot kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Ilir Meta, mbahet në burg dhe me urdhër të Edi Ramës i hiqet e drejta e aktivitetit fizik, ping-pong, për dhjetë ditë se ka folur në telefon pas orës 8.

Dëgjoni gjer ku shkon urrejtja e njeriut që nga mëngjesi gjer në darkë, ushqehet me urrejtjen e tij shpirtërore.

Pra, Ilir Meta mbahet në qeli absolutisht pa asnjë fakt penal dhe i zgjatet për herë të dytë hetimi, dhe ndëshkohet në qeli, kurse Krenar Guçe, ndërmjetësi i Nuredin Dumanit, i ngarkuar për të ndjekur Nuredinin për anëtarët e bandës rivale, lartësohet në zëvendësdrejtor dhe nuk arrestohet nga Altin Troplini.

Se nuk duhet të fyejmë emrin Dumani me emrin Dumani më. Dumanin duhet ta quajmë Altin Troplini.

A mund të imagjinoni ju një drejtësi të tillë?

Ky është rasti më flagrant i bashkëpunëtori të Dumanit me krimin.

Sepse Guçe i paguan Dumanit aq sa ju nuk e merrni me mend.

Dëshmia e Dumanit për Krenar Guçen nuk paska vlerë, në një kohë kur dëshmia për çdo person tjetër që i intereson Altin Troplinit, ka vlerë.

Ja pra, dyfytyrësia e një krimineli, që paguhet 7 mijë euro për të mbrojtur kriminelë si Krenar Guçe apo bos Troplini.

Tani tek farsa elektorale.

E patë ju, ishte pajisur me dy fletë votimi.

Votues me dy fletë votimi.

Revolja… e patë besoj, edhe njëherë pozën e fundit.

Ja!

Pra, një bandit që futet me gisht në revole.

Këtu tani keni një gjë tepër të veçantë.

Është qendra e votimit të burgut të Elbasanit, në të cilën Sara Mile, famozja Sara Mile, është njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit.

A mund të imagjinoni ju, nga 102 vota të vlefshme, e adhuruara pafundësisht Sara Mile, merr 92 vota.

Sepse burgun e kontrollon totalisht ata që kontrollojnë Ulsiun dhe Ulsiun e kontrollojnë vetëm bandat.

Shikojeni, princesha e burgut, Sara Mile, çfarë t’i themi.

Po Osman, nuk ke çfarë t’i thuash, kurse Ulsiu i ngarkoi Shullazit 313-ën dhe Shullazi nën terror ka detyruar, Mili i Partisë, të burgosurit të votojnë për kandidatin e partisë.

Ja pra, këto ishin zgjedhjet, farsa.

Urdhëroni, princesha e burgut!

Siç e shihni, në çdo aspekt, farsa nga alfa tek omega, procesi ishte farsë, farsë dhe vetëm farsë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat