back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBota“Mbylle gojën, vogëlush”/ Ministri polak tallet me Elon Musk, pas përplasjes me...

“Mbylle gojën, vogëlush”/ Ministri polak tallet me Elon Musk, pas përplasjes me Trump

Më 9 mars Elon Musk shkroi në X (ish-Tëitter) se sistemi i tij i Starlinkut është boshti kurrizor i armatës ukrainase. Nëse ua ndal internetin ukrainasve, nënvizoi Musk, fronti i tyre bëhet pikë e pesë.

Po atë ditë Muskut i reagoi Radosllav Sikorski, ministër i Jashtëm i Polonisë. Sikorski ia përkujtoi Muskut se shpenzimet për shërbimet e internetit nëpërmjet Starlinkut i paguan Polonia – 50 milionë dollarë në vit.

Musk u përgjigj menjëherë duke i thënë Sikorskit: mbylle, vogëlush, ju paguani vetëm një pjesë të vogël të shpenzimeve. Dhe nuk ka zëvendësim për Starlinkun.

Sonte Sikorski gërmoi në X, e gjeti postimin e 9 marsit dhe iu drejtua Muskut kështu: E sheh, burrë i madh, politika është më e vështirë se ç’ke menduar ti.

Musk nuk është përgjigjur ende. Ai duket se është i zënë me sulme digjitale kundër Donald Trumpit, të cilit në fushatën elektorale ia ka dhuruar së paku 250 milionë dollarë. Vëllazëria e tyre mori fund më 5 qershor 2025.

…dhe shou vazhdon…

PS. Radollsav Sikorski dikur ka qenë gazetar. Pas studimeve në Britaninë e Madhe, ai raportoi për gazetat britanike mbi luftërat në Jugosllavi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat