back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizMbyllet çështja ndaj Diddy Combs: Prokuroria përfundon paraqitjen e provave

Mbyllet çështja ndaj Diddy Combs: Prokuroria përfundon paraqitjen e provave

Prokurorët federalë pritet të mbyllin sot çështjen kundër producentit muzikor Sean “Diddy” Combs, i akuzuar për trafikim seksual, konspiracion kriminal dhe përdorim të rrjetit të tij të bizneseve për shfrytëzim sistematik të grave.

Pas më shumë se gjashtë javësh seanca gjyqësore dhe 34 dëshmitarë të thirrur nga prokuroria, ekipi mbrojtës i Combs ka vendosur të mos thërrasë asnjë dëshmitar, një vendim që ndonëse befasues, konsiderohet i zakonshëm në çështje të këtij lloji. Sipas mediave te huaja, mbrojtja do të prezantojë vetëm prova dokumentare dhe pritet të kërkojë rrëzimin e çështjes, kërkesë që zakonisht refuzohet nga gjykata.

Combs, 55 vjeç, përballet me pesë akuza federale, përfshirë trafikim seksual me forcë dhe mashtrim. Nëse shpallet fajtor, rrezikon dënime të rënda me burg.

Mes dëshmitarëve të prokurorisë ishte edhe ish-e dashura e tij, këngëtarja Cassie, e cila përshkroi me detaje përvoja të rënda të abuzimit seksual dhe emocional nga Combs, që sipas saj, i shkatërruan edhe karrierën profesionale. Fjalët përfundimtare nga të dyja palët pritet të mbahen të enjten, ndërsa vendimi i jurisë mund të jepet në ditët në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat