Humane tha ditën e Marte se shumica e aseteve janë blerë nga HP për 116 milionë dollarë. Startupi i harduerit ka vendosur të ndërpresë menjëherë shitjen e pajisjes së saj AI prej 499 dollarëshe.
Kompania paralajmëroi përdoruesit që kanë blerë pajisjen AI Pin se ato do të ndalojnë së funksionuari përpara fundit të muajit më 28 Shkurt 2025.
Më pas kompania thotë se AI Pin nuk do të mund të lidhet më me serverët e Humane ndërsa pajisjet nuk mund të bëjnë thirrje, të dërgojnë mesazhe, tu përgjigjen pyetjeve apo të kenë qasje në cloud.
Humane këshilloi përdoruesit e AI Pin të transferojnë fotot dhe të dhënat e tyre të rëndësishme në një pajisje të jashtme sa më parë.
Ndërkaq shërbimi i kujdesit ndaj klientit do të ndërpritet më 28 Shkurt. Ata që kanë blerë pajisjen në 90 ditët e fundit do të përfitojnë një rimbusim.
Humane bëri buji në Prill të 2024 me dbeutimin e pajisjes e cila duhej të zëvendësonte smartfonin. Startupi i themeluar nga ish punonjësit e Apple Bethany Bongiorno dhe Imran Chaudhri ngritën 230 milionë dollarë investim për krijimin e saj. Megjithatë pajisje zhgënjeu shumë analistë dhe konsumatorë duke krijuar një krizë për kompaninë. Në një pikë në Verën e kaluar kompania kishte më shumë rikthime të pajisjes sesa shitje. Në Tetor uli çmimin e AI Pin nga 699 dollarë në 499 dollarë.
HP po blen inxhinierët dhe menaxherët e produkteve të Humane, sipas një postimi në blog që njofton blerjen.
HP gjithashtu do të blejë disa nga teknologjitë e Humane, duke përfshirë sistemin e saj operativ Cosmos AI. /PCWorld Albanian