back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetProtesta e Opozitës në rreth 2 orë/ Nga thirrja e Berishës për...

Protesta e Opozitës në rreth 2 orë/ Nga thirrja e Berishës për bashkim te çmontimi i SOROS-it

Është mbyllur në më pak se dy orë protesta e thirrur nga Sali Berisha në sheshin para kryeministrisë. Protesta u konsiderua e mbyllur menjëherë pas fjalës së ish kryeministrit në podium.

Në fjalën e tij Berisha bëri ftesë për bashkim dhe premtoi se PD  po bën gjithçka për frontin më të gjerë opozitar.

Ndër të tjera Berisha është ndalur tek SOROS dhe fushta e Presidentit Donald Trump.

Sipas tij, Trump ia preu kokën gjarprit të Sorosit dhe se nga ky veprim nuk fiton askush më shumë se ne shqiptarët.

Deklarata e Berishës:

Ndaj të vazhdojmë ne betejën tonë në çdo derë, në çdo mendje, në çdo zemër, për fitoren e thellë dhe përfundimtare të opozitës shqiptare më 11 maj.

Të bashkohemi!

Iu garantoj se PD po bën gjithçka për frontin më të gjerë opozitar.

Ftoj të gjitha partitë politike që i thonë me ndërgjegje vetes opozitës, të bashkohen me ne kundër kësaj të keqe të madhe, narkodiktaturës.

Ftoj socialistët e ndershëm, që i shfrytëzoi gjer në palcë rilindja e Edi Ramës, të bashkoheni me ne, sepse programi ynë është program për të gjithë shqiptarët.

Është programi i lirisë dhe të drejtave të njeriut, programi i përmbysjes së modelit të deritanishëm të përdorimit të buxhetit, programi i rritjes së rrogave dhe pensioneve, programi i modernizimit të shërbimeve në arsim, shëndetësi dhe fushat e tjera.

Ftoj të gjithë elektoratin gri: mos harroni gjë, historia ne shqiptarëve na ka mësuar se e keqja, se diktatura pas lufte nuk desh asgjë tjetër përveç heshtjes së shumicës.

Se shumica e heshtur, me dashje apo pa dashje bëhet aleate e diktaturës. Ndaj të ngrihemi, heshtja të mos na topisë, por të shkojmë tek kutia e votimit. Të marrim të gjitha përgjegjësitë qytetare për të votuar dhe larguar me votën tonë regjimin më të keq, diktaturën më të keqe, më antishqiptare.

Regjimin që kreu gjenocid të butë duke përzënë 1 milionë shqiptarë në 10 vite, regjimin e Edi Ramës.

E kemi detyrim madhor ndaj fëmijëve tanë, por edhe ndaj atyre që nuk i kemi më, të luftojmë dhe fitojmë.

Dhe unë u garantoj se me punë, me vizion, me vendosmëri, me mbështetje mbarëshqiptare, me mbështetjen e miqve tanë, 11 maji do të jetë dita e fitores së thellë, fitores së madhe të opozitës shqiptare.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëri.

Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin e saj.

Miqtë mi, Shqipërinë jo do e ndryshojmë, por do e ndryshojmë me shumë shpejtësi.
Shqipëria është në emergjencë, Shqipëria ka dhimbje, shqiptarët ndjejnë dhimbjen e skamjeve dhe mjerimit.
Ne do i çlirojmë ato me shpejtësi.

Fermeri shqiptar do subvencionet për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë, për çdo fidan.
Pronarët dhe të përndjekurit do marrin shpërblimet e tyre.
Pra, modelit të kleptokracisë, të vjedhjes, do i lëshojë vendin modeli i qytetarit të parë.

Do i lëshojë vendin modeli ku në epiqendër do jetë qytetari me interesat e tij.
Kjo e ka tmerruar Edi Ramën, por është i pashpresë.
Të dashur miq, nuk ishte ky mitingu i programit elektoral, por natyrisht pa shpallur këtu disa nga ndërhyrjet më emergjente që mund të bëjmë ne për të përmbysur situatën aktuale, nuk mund të ndaleshim.
E vërteta është, mesazhi i fundit që unë kam për ju: tre muajt na ndajnë nga zgjedhjet. Fitorja varet nga ne.

Fitorja, në rast se ne e bëjmë natën ditë, në rast se ne përkushtohemi, në rast se ne nuk harrojmë se jemi parti që bëmë të pamundurat, të mundura, ne do korrim një nga fitoret më të thella.

Mos harroni se fitoret e arritura deri tani, ne i arritëm në kushtet më të jashtëzakonshme, më të vështira.
Kurse tani që presidenti Donald Trump i ka prerë gjarprit në Uashington, Xhorxh Soros, e kuptoni ju apo jo çfarë do të thotë kjo.

Era e desorosizimit, flladi i tij nga Uashingtoni po fryn në gjithë botën.
Ju garantoj ju se nuk fiton kush më shumë nga kjo se shqiptarët, pasi u shndërruan në kopshtin eksperimental të dogmës, jo të Oruellit, por të Sorosit.

Pra, edhe ne kemi programin tonë të desorofikimit të vendit, të rivendosjes në piedestal të familjes, vlerave të saj, të besimit tek Zoti, të interesit kombëtar.
Shqipërinë e bëjnë shqiptarët dhe shqiptarët patriotë, atdhetarë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat