back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetMcAllister i prerë për Ballukun/ “Nuk do të përfshihem në këtë çështje”

McAllister i prerë për Ballukun/ “Nuk do të përfshihem në këtë çështje”

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, ka dalë sot në një konferencë për mediat në Tiranë, ku u pyet edhe për çështjen e ministres Belinda Balluku.

McAllister theksoi se çështja ka qenë pjesë e diskutimeve gjatë vizitës dhe takimeve të zhvilluara në Shqipëri, por shtoi se nuk ndodhet në pozicion për të komentuar mbi raste individuale.

“Kjo çështje ka pasur një rol gjatë vizitës dhe takimeve tona në Shqipëri. Nuk jam në pozicion të komentoj një çështje individuale,” tha McAllister.

Ai shtoi se ka dijeni për rastin, duke shprehur se vjen nga Brukseli, por nuk do të përfshihet në çështjet ligjore të tij.

“Po vij nga Brukseli dhe kam dijeni mbi rastin, por nuk do të përfshihem në çështjet ligjore të këtij rasti,” deklaroi kreu i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur vëmendja ndaj çështjeve të politikës dhe drejtësisë në Shqipëri është rritur, ndërsa vizita e përfaqësuesve europianë në vend ka për qëllim të thellojë dialogun mbi zhvillimet politike dhe institucionale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat