Deputetët e opozitës në komisionin e sigurisë, ku po raportonte kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda kanë shtruar çështjen e mënyrës se si janë zgjedhur drejtuesit e Policisë.
Proda u shpreh se për secilin prej tyre jep garanci se si shkak i zgjedhjes janë vetëm meritat e tyre dhe aspak ndërhyrja nga jashtë.
“Me këtë qe thoni ju deputetë të opozitës më duket vetja sikur më kanë emëruar ato të 313. Për 15 garuesit e mbetur mbaj garanci se pas tyre është vetëm merita e tyre”, tha ai.