back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizMe kokainë në çantë/ Historia si u prangos edhe 5 vite më...

Me kokainë në çantë/ Historia si u prangos edhe 5 vite më parë Marina Fara

Ronxhensa Kapurani, e njohur me emrin Marina Fara, ka rënë në prangat e policisë dy ditë më parë.

Vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është arrestuar në Vorë, ku sipas policisë, posedonte një sasi kokaine.

Mësohet se 39-vjeçares, i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan -R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi policia.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Marina Fara ka probleme me drejtësinë.

Në vitin 2020, influecerja u la në masën detyrim paraqitje nga Prokuroria, pasi u përfshi në përgjime gjatë një operacioni policor ku u arrestuan dhjetëra persona.

Asokohe, policia ushtroi kontroll në banesën e saj, por nuk gjeti asgjë që e implikonte me grupin. Ajo u arrestua pasi dyshohet se ndihmoi dy persona t’i shpëtonin policisë.

Personat në fjalë ishin në ndjekje nga uniformat blu, ndërsa sipas raportimeve të 5 viteve më parë, Fara i ndihmoi së bashku me një mikeshën e saj duke i marrë me makinë.

Megjithatë nuk u faktua që vajzat të kishin dijeni për drogën.

Ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar 39-vjeçarja për arrestimin e dy ditëve me parë, ndërsa nuk ka asnjë reagim as nga mamaja e saj Eli Fara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat