back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaMë pak lekë për papunësinë e ndihmën ekonomike/ Si e shpjegon mazhoranca

Më pak lekë për papunësinë e ndihmën ekonomike/ Si e shpjegon mazhoranca

Në vitin e ardhshëm, qeveria ka vënë në dispozicion 800 mln lekë për pagesën e papunësisë, njësoj sa në vitin aktual, ndërsa fondi për ndihmë ekonomike nga 25 mld lekë zbret në 23 miliard.

Këto dy shifra janë tregues i qasjes sociale të qeverisë. Por shumë  ekspertë janë të mendimit se qeveria nuk po kontribuon për të reduktuar  varfërinë.

Por cili është qëndrimi i mazhorancës për këto dy tregues?

“Detyra e një qeverie dhe e një buxheti  nuk është të shtojë fondet për këto dy kategori. Detyra është që të krijojë vende pune dhe të ulet pagesa e papunësisë. Ne sot jeni në nivelin më të ulët të papunësisë ndër vite. Sa i përket familjeve në nevojë, qëllimi është të shmangim abuzimet që bëhen në këtë skemë dhe paratë të shkojnë vërtet tek ato familje që kanë nevojë”, sqaroi Pranvera Resulaj deputete e mazhorancës gjatë intervistës në Vizion Plus.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat