back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikë“Më provokuan dhe më goditën pas kokës”/ Flet avokati Kujtim Cakrani

“Më provokuan dhe më goditën pas kokës”/ Flet avokati Kujtim Cakrani

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i qytetit të Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është sulmuar fizikisht ditën e sotme rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytet.

Sipas avokatit, dy persona të panjohur e kanë sulmuar ndërsa ai po furnizohej me karburant. Fillimisht, agresorët e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi. Megjithatë, Cakrani thekson se nuk beson se kjo ka qenë shkaku i vërtetë i dhunës.

Më pas, dy personat ushtruan dhunë fizike ndaj tij, duke e goditur me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës. Si pasojë, Cakrani ka pësuar një frakturë të rëndë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku aktualisht ndodhet në reanimacion. Burime spitalore bëjnë me dije se avokati ka dëmtime serioze dhe nuk arrin të qëndrojë në këmbë.

Ngjarja ka alarmuar autoritetet, dhe në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë, si dhe përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e avokatit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.

Në një deklaratë për mediat, vetë Cakrani rrëfeu detaje të momentit të sulmit:
“Ishin dy çuna me një makinë. Fillimisht më provokuan me fjalë, më pas më dhunuan fizikisht. Nuk i njoh ata. Njëri po bisedoja me mua, tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi pas koke me një mjet prerës. Më thanë: ‘Pse ke parkuar keq makinën. Ke zënë gjithë karburantin’. Ishte një formë provokimi. Ata ishin moshë e re.”

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për identifikimin e sulmuesve dhe shkakun e incidentit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime në komunitetin ligjor dhe publik, duke ngjallur shqetësim mbi sigurinë e avokatëve në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat