back to top
32.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Më shpallin fajtor dhe pastaj kërkojnë prova”/ Mediu sulmon drejtësinë

“Më shpallin fajtor dhe pastaj kërkojnë prova”/ Mediu sulmon drejtësinë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar se ka kërkuar përmes 6 kongresmenëve amerikanë një proces të drejtë dhe të rregullt ligjor ndaj tij, duke akuzuar institucionet shqiptare se po përdorin drejtësinë për qëllime politike.

Në një intervistë për MCN, Mediu theksoi se përdorimi politik i drejtësisë në Shqipëri është kthyer në një mjet për të goditur opozitën dhe se procesi që po zhvillohet ndaj tij është i padrejtë, i njëanshëm dhe i bazuar në akuza të pabazuara.

“Në procesin tim duhet të përgjigjem për çështje ushtarake, që nuk kanë lidhje me akuzën e ndërtuar. Ajo që kam kërkuar në SHBA përmes gjashtë kongresmenëve është një proces i rregullt gjyqësor, sepse është shkelur garancia juridike dhe nuk ka asnjë fakt të ri. Është një çështje e gjykuar”, tha Mediu.

Ai shtoi se qëndrimi i SHBA-së për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri është më i rezervuar dhe se ky skepticizëm vërehet si në administratën amerikane ashtu edhe në Kongres.

“Opozita i ka përcjellë faktet e manipulimeve edhe në BE, edhe në SHBA. Farsa elektorale nuk përputhet me realitetin. Ka njerëz të vëmendshëm që duan të dëgjojnë problemet e Shqipërisë”, u shpreh Mediu, duke shtuar se opozita duhet të veprojë në mënyrë institucionale e jo personale.

Ai e cilësoi të padrejtë që drejtësia vendos fajin publikisht dhe më pas tenton të ndërtojë akuzën, duke e krahasuar këtë me praktikat e diktaturës.

“Kur cenohet siguria juridike, është sikur ta shpallësh dikë fajtor përpara se të kesh provat. Këtë bënte Enver Hoxha. Edhe në rastin tim, më akuzojnë për kalibra, ndërkohë që nuk jam ushtarak dhe kam vepruar mbi bazën e ekspertizës ushtarake”, theksoi ai.

Mediu tha se DASH dhe Departamenti i Drejtësisë nuk ndërhyjnë në fajësi, por kërkojnë garanci për një proces të drejtë dhe të paanshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat