back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 1 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaMë shumë se 1000 viktima në Mianmar pas tërmetit

Më shumë se 1000 viktima në Mianmar pas tërmetit

Numri i të vdekurve pas tërmetit të fuqishëm në Mianmar (ish-Burma) është rritur në më shumë se 1000, sipas shifrave zyrtare. Qeveria ushtarake e Mianmarit deklaroi të shtunën se nga tërmeti kanë humbur jetën 1002 të vdekur dhe 2376 të plagosur. Kreu i juntës ushtarake, Min Aung Hlaing, urdhëroi një operacion të menjëhershëm shpëtimi në rajonet e prekura.

Gjendje e jashtëzakonshme në Myanmar

Të premten junta ushtarake e Mianmarit raportoi fillimisht numër të vogël vdekjesh, 144 vetë. Qeveria ushtarake i kërkoi ndihmë komunitetit ndërkombëtar të premten dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mjaft pjesë të të vendit. Masat vlejnë si për kryeqytetin Naypyidav, Mandalay dhe gjashtë rajone dhe shtete të vendit, njoftoi stacioni televiziv shtetëror MRTV.

Që nga grushti ushtarak në vitin 2021, në Mianmar mbretërojnë dhuna dhe kaosi. Grupe të ndryshme rebele luftojnë mes tyre, disa me sukses kundër ushtrisë. Si rrjedhojë, nga shumë rajone të vendit vijnë vetëm informacione të pakta ose aspak për shkallën e dëmeve dhe numrin e mundshëm të viktimave.

Sipas Qendrës Gjeokërkimore Gjermane Helmholtz dhe Observatorit Amerikan të Tërmeteve (USGS), tërmeti të premten ka qenë me magnitudë 7.7 ballë. Një tërmet i dytë dymbëdhjetë minuta më vonë u tha se kishte një magnitudë 6.4. Burimi i tërmetit ishte rreth dhjetë kilometra në thellësi. Lëkundjet u ndjenë edhe në pjesë të Kinës,  Indisë  dhe Bangladeshit. Në Kinë, provinca Yunnan, e cila kufizohet me Mianmarin, u prek veçanërisht, siç raportoi televizioni shtetëror kinez.

Vdekje u raportuan edhe në Tajlandë

Nga tërmeti u trondit edhe Tajlanda fqinje. Në kryeqytetin Bangkok u shemb një godinë 30-katëshe e papërfunduar. Punonjësit e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajlandës, më shumë se 100 persona janë ende në rrënoja. Ka raportime të ndryshme për numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve. Mediat raportojnë se dhjetë viktima janë gjetur deri më tani në Bangkok. Tre vdekje janë konfirmuar zyrtarisht./DW

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat