back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMedia britanike e cilëson poshtërim refuzimin e Ramës për “hallin” e Starmer...

Media britanike e cilëson poshtërim refuzimin e Ramës për “hallin” e Starmer me emigrantët

Kryeministri Keir Starmer u përball me poshtërim në Tiranë, në përpjekjen e tij të fundit për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Kështu e cilëson media britanike, refuzimin që Edi Rama i bëri propozimit të Starmer, për krijuar qendra jashtë vendit në stilin e Ruandës për të strehuar azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Në konferencë e përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë e përjashtoi kategorikisht pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë skemë duke thënë se nuk kishte interes të zgjeronte një marrëveshje të ngjashme që ishte arritur me Italinë .

“Kam qenë shumë i qartë që nga dita e parë kur filluam këtë proces me Italinë se ky ishte një rast i vetëm me Italinë për shkak të marrëdhënies sonë shumë të ngushtë, por edhe për shkak të situatës gjeografike, gjë që ka shumë kuptim”, tha Rama në konferencën e përbashkët për shtyp.

Sipas Daily Mail, Keir u përpoq ta shmangte përbuzjen nga Shqipëria dhe zyrtarët e tij këmbëngulën se Britania po negocionte me Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut për këtë temë.

Përpara se të takohej me kryeministrin Rama, Keir kishte thënë se ishte gati të paguante vendet pritëse për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar nga Britania.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat