back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMeksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës

Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka njoftuar se qeveria e saj po padit Google për rietiketimin e Gjirit të Meksikës si “Gjiri i Amerikës” për përdoruesit amerikanë.

Bëhet e ditur se kompania e kishte bërë këtë në Google Maps pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi ndryshimin e emrit në fillim të mandatit të tij presidencial, shkruajnë mediat e huaja, shkruan Telegrafi.

Sheinbaum tha se e vetmja gjë që duan është pajtueshmëria me dekretin e lëshuar nga qeveria e SHBA-së, i cili, sipas saj, nuk ka autoritetin për të emërtuar të gjithë Gjirin, sepse ky është një atribut ndërkombëtar.

Raportohet se përpara konferencës së saj, Meksika i dërgoi letra Google duke i kërkuar që të mos etiketonte ujërat e saj territoriale si Gjiri i Amerikës.

Por, zëvendëspresidenti i kompanisë për çështje qeveritare dhe politika publike, Cris Turner, njoftoi se kompania nuk kishte plane të ndryshonte politikat e saj. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat