Rap-artistja Melinda Ademi dhe Lumi B janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Ata kanë ndarë një pjesë të këngës me publikun, teksa shfaqen në një studio muzikore.
Dyshja shihen duke interpretuar, ndonëse bëjnë të ditur se ky bashkëpunim do të lansohet së shpejti.
“Para se me ec ti, unë po eci. Së shpejti”, ka shkruar ajo.
Të shumta qenë edhe komentet që kanë marrë, fansat e të cilëve mezi presin.
Pritet të shihet nëse kjo këngë do të lansohet para vitit të ri, si një përmbyllje e këtij viti.
Ata kanë qenë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/