back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 1 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetMesazh nga BE pas përplasjeve në Tiranë/ "Dhuna në protestë rrezikoi jetë...

Mesazh nga BE pas përplasjeve në Tiranë/ “Dhuna në protestë rrezikoi jetë njerëzish”

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas protestës së fundit të opozitës në Tiranë, duke theksuar se e drejta për tubim paqësor është një nga shtyllat themelore të çdo shoqërie demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, përfaqësia e BE-së nënvizon se kjo e drejtë duhet të ushtrohet me përgjegjësi të plotë dhe në respekt të sundimit të ligjit, si dhe të sigurisë së çdo qytetari.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve,” thuhet në reagim.

Më tej, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e dhunshme të regjistruara gjatë protestës së së shtunës në kryeqytet, duke theksuar se incidentet rrezikuan jetët e njerëzve.

“Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish,” theksohet në deklaratë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat