back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMeta drejt lirisë?/ Gjokutaj heq paralele me masën e Monika Kryemadhit

Meta drejt lirisë?/ Gjokutaj heq paralele me masën e Monika Kryemadhit

Avokati i kreut të PD Sali Berisha, por dhe kreut të PL, Ilir Meta, Genc Gjokutaj në një deklaratë për mediat, tha se në lidhje me Berishën ka kërkuar pushimin e çështjes, pasi nuk ka fakte penale.

“Ne kemi kërkuar pushimin e çështjes me të njëjtin argument, për shkak të mungesës së faktit penal. Pra nuk ka çështje.

Është një çështje e stisur, e sajuar në atë formë dhe ka të njëjtin shkak procedurial, mungesën e faktit penal. Ne kemi kërkuar pushimin e çështjes, atë presim nga gjykata”m u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket Ilir Metës, nesër do të mbahet seanca në Gjykatën e Lartë, ku sipas Gjokutajt, me siguri do të ndryshojë masa e sigurisë dhe do e nxjerrin nga burgu.

“Meta nuk ka asnjë kusht dhe kriter për tu mbajtur në atë masë izolimi. Ju e kuptoni që SPAK thotë se është në bashkëpunim me Kryemadhin, ajo në “detyrim paraqitje” dhe Meta në burg, nuk mund të ketë bashkëpunim dhe masat të jenë të kundërta.

Nesër mund të ketë një ndryshim mase për Metën. Gjykata e Lartë nesër do vendos“, tha Gjokutaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat