back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetMeta heq dorë nga transferimi në burgun e Fierit, kërkon të qëndrojë...

Meta heq dorë nga transferimi në burgun e Fierit, kërkon të qëndrojë tek “313”-a

Ish-presidenti Ilir Meta ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i tij pranë burgut të Fierit.

Sipas informacioneve, shkak për tërheqjen nga kërkesa fillestare janë takimet e shpeshta me fëmijët e tij, anëtarët e familjes, avokatin e tij mbrojtës dhe zyrtarët e Partisë së Lirisë.

Transferimi i kreut të Partisë së Lirisë në burgun e Fierit do të sillte më tepër angazhim në kohë për personat që do ta vizitonin për shkak të largësisë.

Meta u arrestua më 21 tetor 2024 nga Policia me urdhër të SPAK, gjatë një aksioni policor, ndërsa po kthehej nga Kosova.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat