Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka braktisur ditën e sotme seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), duke kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Sipas Cakranit, kërkesa për përjashtim u bazua në informacione se Gjoka po hetohet nga SPAK për një çështje të mëparshme në Greqi. Avokati argumentoi se kjo situatë krijon konflikt interesi dhe e bën të pamundur një gjykim të drejtë për klientin e tij.
“Ne kemi paraqitur kërkesën për përjashtim pasi rezulton se gjyqtarja po hetohet nga prokurori Altin Dumani, një nga prokurorët e çështjes së Metës. Nuk mund të vazhdojmë me një proces të mangët,” tha Cakrani.
Ai kritikoi gjithashtu prokurorinë për paraqitjen e dokumenteve të reja jashtë afateve ligjore, duke e cilësuar këtë si shkelje të rëndë procedural.
Seanca e radhës për çështjen e Metës është shtyrë dhe do të mbahet më 17 nëntor.



