back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaMeta nën cilësinë e personit në hetim/ SPAK pyet nesër ish-Presidentin e...

Meta nën cilësinë e personit në hetim/ SPAK pyet nesër ish-Presidentin e Republikës

SPAK do të pyesë nesër, në orën 10:00, ish-Presidentin e Republikës Ilir Meta nën cilësinë e personit në hetim.

Meta akuzohet nga SPAK për tre vepra penale si korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Më konkretisht, në ngarkim të Metës është dosja e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni, për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Akuza të ngjashme ka edhe deputetja Monika Kryemadhi, njëherazi ish-bashkëshorte e Ilir Metës.

Ndaj Kryemadhit, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërsa Meta ndodhet i arrestuar që prej mesditës së 21 tetorit 2024.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat