back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetMeta nga burgu bën prokurorin/  “Do të marr në pyetje organizatën kriminale...

Meta nga burgu bën prokurorin/  “Do të marr në pyetje organizatën kriminale që firmosi rrëmbimin tim”

Ilir Meta do merret në pyetje nesër në orën 10:00 në SPAK lidhur me hetimet ndaj tij për dosjet CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA.

Meta, i cili ndodhet në burgun 313 në Tiranë, shkruan në Facebook se do të paraqitet për t’i pyetur ai prokurorët e posaçëm.

Ai përsërit se “organizata kriminale SPAK” firmosi rrëmbimin e paligjshëm dhe banditesk.

”Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.

Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruan Meta. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat