Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga shqyrtimi i çështjes së tij. Vendimi u mor këtë të premte, duke lënë në fuqi trupën gjykuese aktuale.
Sipas pretendimeve të paraqitura nga pala mbrojtëse, Meta kishte kërkuar largimin e gjyqtarit Panda duke argumentuar se ai nuk ofronte paanshmëri në proces. Megjithatë, Gjykata e Lartë vlerësoi se nuk ekzistojnë arsye ligjore që justifikojnë përjashtimin e gjyqtarit.
Ish-presidenti Meta ndodhet pas hekurave prej një viti, ndërsa proceset gjyqësore ndaj tij vijojnë në disa shkallë të sistemit të drejtësisë.
Vendimi i sotëm pritet të ndikojë në ecurinë e mëtejshme të çështjes, ndërsa mbrojtja e Metës ka paralajmëruar se do të shfrytëzojë të gjitha rrugët ligjore të mbetura në dispozicion.



