back to top
0.5 C
Tirana
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaMeta sfidon sërish SPAK-un/ Kërkon ndryshim të masës së sigurisë

Meta sfidon sërish SPAK-un/ Kërkon ndryshim të masës së sigurisë

Ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli që prej tetorit 2024, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Kërkesa është regjistruar, ndërsa pritet caktimi i datës për zhvillimin e seancës gjyqësore.

Kjo nuk është hera e parë që Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, pasi më herët kërkesat e tij janë rrëzuar nga të tre shkallët e gjyqësorit, të cilat kanë lënë në fuqi arrestin me burg.

Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se vendimet e marra nga gjykatat janë antikushtetuese dhe cenojnë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Meta ka deklaruar se po mbahet në paraburgim pa akuzë të provuar.

Ilir Meta po hetohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre persona të tjerë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat