back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 6 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaMeta tërhiqet nga ankimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Meta tërhiqet nga ankimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të tërheqë ankimin e paraqitur në Gjykata e Posaçme e Apelit, ku kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Avokati i tij mbrojtës bëri të ditur se vendimi për të hequr dorë nga ankimi është marrë pas shqyrtimit të mundësive ligjore në këtë fazë të procesit.

Me këtë vendim, procedura në Apelin e Posaçëm nuk do të vijojë dhe në fuqi mbetet masa e sigurisë e vendosur më parë ndaj kreut të Partisë së Lirisë.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton Metën për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurisë. Sipas hetimeve, dyshohet për përfitime nga kontrata publike dhe lobime jashtë vendit.

Hetimi i SPAK ka çuar ish-presidentin në qeli, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëpandehurve vijon.

Në të njëjtin proces po hetohet edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ajo përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat