back to top
2.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësia"Metën e futën në bodrum me batanije të palarë"/ Cakrani: Ndërhyri një...

“Metën e futën në bodrum me batanije të palarë”/ Cakrani: Ndërhyri një i burgosur për ta nxjerrë

Avokati Kujtim Cakrani ka ngritur akuza të rënda ndaj autoriteteve të burgut 313, duke pretenduar se ish-presidenti Ilir Meta është trajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe diskriminuese gjatë shoqërimit të tij pas masës së sigurisë.

Në një intervistë për MCN Live, Cakrani deklaroi se Meta u akomodua fillimisht në një bodrum me kushte degraduese, me çarçafë në mes të dimrit, batanije të palarë dhe dritare të hapura.

“Ata palaçot e kanë vendosur në bodrum, në mënyrë diskriminuese. Është dashur ndërhyrja e një të burgosuri që të bëhej zëvendësimi i ambientit”, – u shpreh Cakrani.

Sipas avokatit, i paraburgosuri në fjalë i është drejtuar drejtorit dhe stafit edukativ të burgut për të protestuar për trajtimin e ish-kreut të shtetit dhe ka kërkuar të zëvendësojë vetë ambientin me të.

Cakrani shtoi gjithashtu se Meta është dënuar për shkak të një ndërhyrjeje të tij në media, duke e cilësuar këtë një shkelje të rëndë të të drejtave dhe një goditje të imazhit të shtetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat