Ndaj akuzave të opozitës se hetimi për djegien e diskotekës “Puls” në Koçan po bëhet në mënyrë selektive, kryeministri Hristijan Micksoki është përgjigjur me thirrje ndaj Prokurorisë që të hetohet çdokush pavarësisht se cilës përkatësie etnike apo politike i takon.
Mickoski iu pergjigj Bashkimit Demokratik per Integrim, duke deklaruar se ka tentuar që ta politizojë fatkeqësinë e Koçanit për të fituar pikë politike, në kurriz të viktimave.
“Çdokush, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, që ka pasur nje rol, në këtë ose ngjarje të tjera te ngjashme të hetohet…Më vjen keq që BDI nuk doli nga qendrimet politike. Dhe në vend që të shprehë ngushëllime dhe të ndihmoj ne hetime, ata u munduan që këtë rast ta politizojnë dhe ti japin ngjyresa politike”.
Kryeministri Hristijan Mickoski sqaroj po ashtu se procedurat për shkarkimin e kryeprokurorit do të stopohen për momentin, pas akuzave se ai eshte nje prokuror i korruptuar dhe I njeanshem qe I ka sherbyer LSDM-se.
Sipas tij, Lupço Kocevski dhe ekipi i tij për momentin dëshmuan se janë në anën e drejtësisë dhe do t’i jepet shansi ta çojnë hetimin deri në fund.
“Duke pasur parasysh situatën e ndjeshme, planifikojmë që procedura kundër kryeprokurorit të mbetet aty ku është, pra te qendrojne ne gjendje pezull per momentin. Vlerësojmë se prokurorët që janë duke punuar në rastin e Koçanit duhet të punojnë dhe t’i japim shansin të punojmë.
Kur thash se jemi të kënaqur, pashë se ka një bashkëpunim të mirë mes prokurorisë dhe policise, bashkepunim i cili rezultoi me 34 të dyshuar që ndërlidhen me këtë rast. Këtu nuk do të ndalemi dhe hetimi do të vazhdoj.”
Kete te marte, ka qene Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski qe njoftoj marrjen e licencës së 479 kompanive në fushën e planifikimit urbanistik dhe ndërtimit, per nje rivleresim, ndersa Prokuroria Publike ka njoftuar se është duke vazhduar me kontrollet dhe masat tjera hetimore që ndërlidhen me tragjedinë e 16 marsit në Koçan ku mbeten te vdekur 59 persona.