back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniMickoski-Lutnick: Maqedonia dhe SHBA-të do të vazhdojnë partneritetin ekonomik dhe strategjik

Mickoski-Lutnick: Maqedonia dhe SHBA-të do të vazhdojnë partneritetin ekonomik dhe strategjik

Dje pata një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për ekonomi, Howard Lutnick, mik i Maqedonisë dhe përkrahës i dëshmuar i vendit tonë, i cili tashmë një herë e ka vizituar Shkupin, njoftoi kryeministri Hristijan.

“Në frymën e partneritetit të ngushtë maqedono-amerikan, konfirmuam se marrëdhëniet tona janë të forta, miqësore dhe të mbushura me besim të ndërsjellë, si dhe theksova se partneriteti strategjik me SHBA-në është prioritet kryesor për Qeverinë.

Theksova rëndësinë e mbështetjes amerikane për një Ballkan të qëndrueshëm dhe të begatë, veçanërisht për çështjet që janë jetike për bashkëpunimin ekonomik.

Ramë dakord që të vazhdojmë të zhvillojmë partneritetin strategjik dhe ekonomik mes dy vendeve”, ka shkruar kryeministri Mickoski në Facebook.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat