back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniMickoski: Për të zgjidhur problemin me ndotjen na duhet ndërtimi i impianteve...

Mickoski: Për të zgjidhur problemin me ndotjen na duhet ndërtimi i impianteve të gazit 

Impiantet e gazit mund të zgjidhin ndotjen, por është një proces që do të zgjasë me vite.

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke folur për ndotjen, tha se mënyra e vetme për uljen e ndotjes është ndryshimi i sistemit të ngrohjes së banesave në periudhën nëntor-mars, gjegjësisht më pak lëndë djegëse fosile, më shumë lëndë djegëse ekologjike, përfshirë ngrohjen qendrore.

“Që kjo të ndodhë, është e nevojshme të ndërtohen impiante të gazit dhe ne po punojmë për ndërtimin e impianteve të gazit. Një nga investitorët është i interesuar për ndërtimin e termocentraleve të tilla me gaz, por do të duhen së paku 2 deri në 3 vjet derisa të fillojë të funksionojë, ndërsa për të ndërtuar tubacionet e ngrohjes ndoshta 5 deri në 6 vjet”, tha Mickoski.

Kryeministri shprehu keqardhjen që deri më tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, duke shtuar se tani brejtësit politikë po përpiqen të mbledhin pikë në mënyrën e tyre brejtës, por nuk do t’ia dalin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat