Në muajin Gusht Microsoft filloi të testonte disa ndryshime të reja në Microsoft Store duke u përqendruar kryesisht në seksionin e ri Downloads dhe Librarinë së bashku me një faqe të re produkti.
Asokohe sipas Microsoft ndryshimet ishin të disponueshme vetëm për testuesit e versioneve eksperimentale të Windows duke premtuar se së shpejti do të ofroheshin për të gjithë.
Ajo ditë ka mbërritur dhe faqja e re e produktit e Microsoft Store përmban një ndërfaqe të re që vë theksin tek aplikacionet dhe lojërat që mund tu interesojnë.
Për më tepër aplikacionet dhe lojërat tashmë kanë trailera video të cilat mund ti shikoni dnrësa shfletoni pa pasur nevojë të largoheni prej Store.
Nëse një faqe produkti nuk ka një trailer video, një imazhe do të shfaqet. Kjo pamje e re aplikohet në të dy modalitetet: bardhë dhe errët.
Në mesin e përmirësimeve të tjera janë shënimet e versioneve të reja të aplikacionit, një shirit i progresit të shkarkimeve dhe performancë më e lartë./PCWorld Albanian