back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMicrosoft sjell modelin AI të DeepSeek në kompjuterët Copilot+

Microsoft sjell modelin AI të DeepSeek në kompjuterët Copilot+

Microsoft ka integruar modelin AI të ChatGPT thellësisht në sistemet e saj, por gjiganti i softuerit nuk ka rezerva kur bëhet fjalë për integrime të tjera.

Kompania tha se do të sjellë modelin AI DeepSeek-R1 në kompjuterët Copilot+ së shpejti duke filluar me laptopët Snapdragon X pasur nga ato Intel Lunar Lake dhe AMD Ryzen AI 9.

Modeli DeepSeek-R1-Distill-Qwen-1.5B do të mbërrijë së shpejti në Microsoft AI Toolkit për zhvilluesit ndjekur variantet më të fuqishme 7B dhe 14B. Modeli bazë 1.5B nuk është aq i fuqishëm krahasuar me modelet 32B dhe 70B, por Microsoft thekson se janë të optimizuar për NPU-të.

Konfigurimi minimal për kompjuterë të tillë është hapësira 256GB, 16GB RAM dhe një NPU të paktën 40 TOPS.

Në të njëjtën kohë Microsoft solli modelin DeepSeek R1 në platformën e saj Azure AI Foundry. Kështu i bashkohet modeleve të tjera ekzistuese në platformë si GPT-4, Mistral AI, Meta-Llama 3 etj.

Lajmi është surprizë më vete duke qenë se kompania po hetonte nëse DeepSeek ka përdorur teknologjinë e OpenAI në mënyrë të paautorizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat