back to top
3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMicrosoft thotë se malueri i fuqishëm XCSSET i macOS është rikthyer

Microsoft thotë se malueri i fuqishëm XCSSET i macOS është rikthyer

Microsoft tha se ka zbuluar një variant të ri të XCSSET, një maluer i fuqishëm për macOS i cili prej 2020-ës ka vënë në shënjestër zhvilluesi dhe përdoruesit.

Varianti, që Microsoft e raportoi ditën e Hënë, është përditësimi i parë i maluerit që prej 2022. Për herë të parë kjo familje maluerësh u zbulua në 2020-ën kur firma e sigurisë Trend Micro tha se ka vënë në shënjestër zhvilluesit e aplikacioneve pasi u përhap përmes një projekti publikisht të disponueshëm që sulmuesi e shkroi për Xcode.

Malueri mori vëmendje të menjëhershme sepse shfrytëzonte dy probleme sigurie zero-ditore, një testament i fuqisë se entitetit pas këtij sulmi.

Në 2021, XCSSET u shfaq përsëri kur u përdor si backdoor në pajisjejt e disa zhvilluesve dhe disa muaj më vonë hulumtuesit e gjetën duke shfrytëzuar një tjetër problem sigurie zero-ditore.

XCSSET ka fituar fuqi të reja tashmë ku mbetet i fshehur në pajisjet e kompromentuara. Metodat e infektimit janë sofistikuar dhe gjithashtu fshehja e veprimeve që kryen në pajisje.

Microsoft Defender për Endpoint në Mac tani zbulon variantin e ri XCSSET dhe ka të ngjarë që motorët e tjerë të zbulimit të malware do ta bëjnë së shpejti, nëse jo tashmë. Fatkeqësisht, Microsoft nuk ka lëshuar hash skedarësh ose tregues të tjerë të kompromisit që njerëzit mund t’i përdorin për të përcaktuar nëse janë shënjestruar. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat