back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMicroStrategy, tashmë me brendin e ri Strategy, rifillon fushatën e blerjes së...

MicroStrategy, tashmë me brendin e ri Strategy, rifillon fushatën e blerjes së Bitcoin

Kompania e softuerit Strategy, ish-MicroStrategy, rifilloi blerjet e Bitcoin javën e kaluar pas një ndërprerje e cila erdhi në fund të një fushate 12-javore blerjesh të vazhdueshme në vlerën e 20 miliardë dollarëve.

Strategy tha ditën e Hënë se kishte shpenzuar edhe 742.4 milionë dollarë të tjera duke blerë 7,633 monedha portokalli gjatë periudhës 3-9 Shkurt.

Për 12 javë me radhë kompania bleu Bitcoin ndërsa tërhoqi vëmendjen pas nuk bleu asnjë Bitcoin në javën e fundit të Janarit. Sot numëron 478,740 Bitcoin që kanë vlerën e 46.4 miliardë dollarëve bazuar në vlerën e Bitcoin në këto momente që shkruajmë.

Mesatarisht Strategy ka shpenzuar 65,033 dollarë për Bitcoin. Javën e kaluar kompania kaloi nëpër një ribrandim duke u përqendruar më shumë në Bitcoin.

Nën drejtimin e Michael Saylor, ish-kompania e softuerit filloi të blinte Bitcoin në Gusht të 2020 si një mënyrë për tu mbrojtur nga inflacioni. Vlera e aksioneve të saj është rritur me 2,200 përqind ndërsa investitorët kanë blerë për të fituar ekspozim ndaj Bitcoin./PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat