back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuSportiMilan mbetet jashtë Europës, nuk ndodhte që nga viti 2019

Milan mbetet jashtë Europës, nuk ndodhte që nga viti 2019

Milani ka mbetur matematikisht jashtë zonës që të dërgon në kupat e Europës këtë sezon.

Kuqezinjtë, pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë ndaj Bolonjës, u mposhtën edhe mbrëmjen e së dielës nga Roma me rezultatin 3-1.

Hera e fundit që Milani kishte mbetur pa kompeticione europiane ishte viti 2019, kur edhe pse u kualifikuan për Europa League, klubi vendosi që të mos merrte pjesë, duke arritur marrëveshje me UEFA-n, për shkak të parregullsive me “fair play”-n financiar.

Ndërsa në sezonin 2015/2016, kuqezinjtë u renditën në vendin e shtatë, duke mos e arritur në fushë zonën europiane të renditjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat