back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 6 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSportiMilan prek “parajsën”/ Blerjet e reja janë “zjarr”

Milan prek “parajsën”/ Blerjet e reja janë “zjarr”

Me Gimenez, Joao Felix e Walker, “djalli” është shndërruar në një ekip të frikshëm. Milan kaloi me shumë lehtësi Romën, triumfoi me rezultatin 3-1 duke siguruar një biletë për fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë, aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Inter-Lazio. Pavarësisht afrimeve të bujshme ai që bëri “djallin” në këtë sfidë ishte një ish i famshëm si Tammy Abraham, me sulmuesin anglez që realizoi një “dopietë” golash, për më tepër brenda pjesës së parë.

Në minutën e 16-të, Abraham u shërbye në zonë nga Hernandez dhe me një goditje të saktë me kokë kaloi Milan në avantazh. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 42-të, sërish Hernandez dhuroi një assist të pastër për Abraham, me sulmuesin që e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë.

Ranieri u përpoq të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi duke bërë 3 zëvendësimeve të menjëhershme me fillimin e pjesës së dytë, mes tyre hodhi në fushë edhe Dovbyk, me sulmuesin ukrainas që u kthye menjëherë në protagonist teksa në minutën e 54-ët ngushtoi shifrat në 2-1.

Conceiçao iu përgjigj duke hedhur në fushë dy afrimet e bujshme të janarit, Felix dhe Gimenez. Pikërisht dyshja e re e sulmit gatoi golin e tretë, me Gimenez që futi një top të bukur në qendër për Felix, me sulmuesin portugez që plot klas kaloi portierin me një parabël të ëmbël duke debutuar me gol. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Milan që “fluturon” në gjysmëfinale:

“Milani i ri është një parajsë”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Djalli është një ish. Roma bën dhurata, Milan në gjysmëfinale”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere dello Sport.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat