back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiMilan, Serginho: Ekipi do përmirësohet/ Gimenez e ka golin në gjak

Milan, Serginho: Ekipi do përmirësohet/ Gimenez e ka golin në gjak

Milan nuk po kalon sezon pozitiv, teksa është eleminuar shumë shpejt nga Champions League. Për ekipin kuqezi, merkaton dhe disa lojtarë, ka dhënë mendimin e tij, ish-mbrojtësi i ekipit nga Milano, Serginho.

“Shpresa është që situata të përmirësohet. Deri tani, fatkeqësisht, nuk kemi parë versionin më të mirë të Milanit. Duke parë merkaton e janarit, lufta deri në fund për një vend në Champions League duhet të jetë detyrim”.

Pastaj për Joao Felix: “Ka teknikë mbresëlënëse, e konsideroj lojtar të një niveli shumë të lartë, përndryshe nuk do të kishte veshur fanellat e Atletico Madrid, Barcelonës dhe Chelsea. Nuk e ka shprehur ende të gjithë potencialin e tij, shpresoj ta bëjë te Milani”.

Ai gjithashtu foli për Walker: “Do të thosha se i ka zgjidhur problemet e Milanit në krahun e djathtë. Një lojtar si ai nuk diskutohet”.

Për Bondo dhe Sottil: “Do ta pasurojnë stolin kuqezi, do të jenë të dobishëm, do ta shihni”.

Një këshillë për Theo Hernandez: “Jo, thjesht një vërejtje. Për mua, ai është mbrojtësi i majtë më i fortë në botë, por nuk duhet të mbingarkohet me shumë përgjegjësi. Nuk mund të shënojë ose asistojë në çdo ndeshje. Për vite ka qenë si ‘Superman’, i ka mësuar keq tifozët”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat