back to top
23.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025
spot_img
KreuSportiMilani ndryshon strategji, përqëndrohet te trajnerët italianë/ Sarri dhe Gasp në listë

Milani ndryshon strategji, përqëndrohet te trajnerët italianë/ Sarri dhe Gasp në listë

Milani është në garë për një vend në Evropë, si edhe në finalen e Kupës së Italisë kundër Bolognas. Klubi i Serie A ende nuk e ka zgjedhur në Drejtor Sportiv, ndërsa duket se e ardhmja e Sergio Conceiçaos si trajner është larg “Casa Milan”.

Tekniku portugez nuk i ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve dhe kuqezinjtë kërkojnë një stabilitet në stol. “Gazzetta dello Sport” shkruan se Milani do përqëndrohet te trajnerët italianë me përvojë dhe japin disa emra, ku si hyrje të reja janë Gian Piero Gasperini dhe Maurizio Sarri.

Ka kohë që flitet për Allegrin, i cili ka avantazhin e të qenit ish dhe nuk ka angazhime me një tjetër klub. Që nga viti i kaluar ka qarkulluar emri i Contes, i cili është i aftë për një mrekulli të re sportive duke e vendosur Napolin në krye të tabelës, por me të panjohurën se cila mund të jetë e ardhmja e tij, midis mendimit për të vazhduar me De Laurentiis dhe idesë së çmendur për një rikthim te Juventusi.

Mancini, pavarësisht të kaluarës së tij me Interin, është një profil institucional interesant. Megjithatë, në orët e fundit, ka dy emra që duket se kanë zënë një pozicion të favorshëm. Njëri është ai i Gasperinit, i cili nuk ka ndërmend të rinovojë me Atalantën, por që nuk ka alternativa konkrete që kur thashethemet për një transferim të mundshëm te Roma u shuan.

Tjetri është Maurizio Sarri. I liruar nga çdo detyrim kontrate, pasi zgjidhi pak më shumë se një vit më parë marrëdhënien e tij me Lazion. Ish-trajneri i Napolit dhe Juves është rikthyer në ballë të hipotezave të kuqezinjve. Edhe sezonin e kaluar, u fol për të si pasardhës i Piolit.

Sarri është rikthyer në qendër të vëmendjes sepse, objektivisht, ai di si të ndërtojë ekipe pa pretendime të mëdha në tregun e transferimeve dhe nëse gjen skuadrën e duhur, është në gjendje të ofrojë pamje të futbollit estetikisht të rëndësishëm. Ai gjithashtu di si të fitojë, edhe nëse disa njerëz e kanë harruar këtë.

Titulli i fundit i Juventusit mban firmën e tij dhe një vit më parë ai ngriti Ligën e Evropës në krye të Chelseat. Ai është i vetmi trajner italian aktiv, së bashku me Ancelottin, që ka fituar tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë në krye të klubeve.

Duke folur për Carletton, ekziston edhe sugjerimi romantik i rikthimit të tij, tani që është e sigurt se ai nuk do ta drejtojë më Realin dhe negociatat me Brazilin kanë dështuar. Megjithatë, është e vështirë të konkurrosh me superofertën që vjen nga Arabia, edhe nëse nuk mund ta kontrollosh zemrën. Në lojë për Ancelottin janë 50 milionë euro.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat