back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizMiley Cyrus flet për diferencën në moshë me partnerin: Ai e sheh...

Miley Cyrus flet për diferencën në moshë me partnerin: Ai e sheh jetën shumë ndryshe

Miley Cyrus ka folur për marrëdhënien e saj me Max Morado, i cili është gjashtë vjet më i ri se ajo.

Këngëtarja 32-vjeçare ka folur për Harper’s Bazaar dhe ka përmendur diferencën në moshë mes tyre, por edhe këndvështrimin e ndryshëm që kanë për botën.
“Ai e sheh jetën shumë ndryshe nga unë ”, tha Miley. Më pas ajo shtoi: “Ai më ngjan shumë. Ne të dy nuk e marrim jetën shumë seriozisht”.

Ajo përmendi më tej bashkëpunimin e tyre në këngën “Something Beautiful”, titulli i albumit të saj të ardhshëm që do të pritet në 2025.

“Kam punuar me babin tim gjatë gjithë kohës. Dhe kështu u njohëm me ish-burrin tim Liam Hemsworth. Kam punuar gjithmonë me njerëzit që dua. Dhe Max më frymëzon kaq shumë”, pranoi ajo për partnerin e saj.

Së fundi, ajo shtoi për rrjetet sociale: “Ndoshta është shumë e vështirë të futesh në këtë biznes tani, me telefonat dhe Instagramin. Kjo nuk ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime dhe as unë nuk jam pjesë e saj tani. Nuk e kam as fjalëkalimin e Instagramit”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat