back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 4 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Miliarda euro të krimit dhe qeverisë"/ Berisha: Vetëm 60 milionë të sekuestruara

“Miliarda euro të krimit dhe qeverisë”/ Berisha: Vetëm 60 milionë të sekuestruara

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se moszbatimi i ligjit Antimafia përbën një nga problemet më madhore në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se ka dështuar në sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se në vend janë investuar miliarda euro nga organizata kriminale dhe, sipas tij, nga struktura të lidhura me qeverinë, ndërsa shuma e aseteve të sekuestruara deri më sot është minimale.

“Sot në Shqipëri, nga miliarda euro të investuara nga organizatat kriminale dhe organizata kriminale e qeverisë, janë sekuestruar vetëm rreth 60 milionë euro”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se Partia Demokratike është e angazhuar për zbatimin me zero tolerancë të ligjit Antimafia, duke garantuar se të gjitha pasuritë e përfituara nga krimi dhe korrupsioni do të konfiskohen dhe do t’i kalojnë shoqërisë shqiptare.

“Ju garantoj se do bëhet gjithçka për zbatimin e ligjit Antimafia dhe të gjitha asetet do t’u kthehen shqiptarëve, popullit shqiptar”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, konfiskimi i pasurive të paligjshme dhe përdorimi i tyre në funksion të interesit publik është një kusht thelbësor për vendosjen e drejtësisë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve te shteti ligjor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat