Rusia ka nevojë për garanci që takimi i ardhshëm midis Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të sjell rezultate konkrete, dhe se Rusia është e gatshme për këtë. Kështu deklaroi këtë të martë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë konferencës së tretë ndërkombëtare të Minskut për Sigurinë Euroaziatike.
“Na duhen garanci që takimi midis presidentëve do të sjellë një rezultat të prekshëm. Ne jemi gati për këtë rezultat. Për më tepër, kur presidentët Putin dhe Trump u takuan në Anchorage, Alaska, ne mbështetëm propozimet që i dërguari i posaçëm presidencial amerikan, Steven Witkoff, i kishte sjellë Moskës një javë më parë”, deklaroi Lavrov.
Në të njëjtëjn kohë ai ka thënë se Moska është e gatshme të ofrojë garanci se nuk do të sulmojë NATO-n.



