back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaMinistri: Rritja e çmimit të naftës mbetet e mundshme

Ministri: Rritja e çmimit të naftës mbetet e mundshme

Pas mbledhjes së qeverisë këtë të enjte, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se Strait of Hormuz nuk përbën rrezik për furnizimin e Shqipërisë me naftë.

Në një komunikim për mediat, ai theksoi se mbi 90% e furnizimit me lëndë djegëse në vend vjen përmes rrugëve të tjera detare, duke minimizuar ndikimin e mundshëm nga tensionet në këtë zonë strategjike.

Karakaçi u ndal edhe te çmimet e karburanteve, duke pranuar se rritja e tyre mbetet një mundësi në çdo moment, por shtoi se situata po monitorohet nga afër.

“Ka dy elemente që vlerësohen në periudha krize: mungesa e produktit në treg dhe çmimi. Furnizimi nuk është problem për Shqipërinë, ndërsa sa i përket çmimeve, mekanizmi ekziston dhe mund të aktivizohet menjëherë”, u shpreh ai.

Ministri bëri të ditur se, aktualisht, nuk është marrë një vendim për ngritjen e Bordi i Transparencës, por theksoi se ky mbetet një instrument që mund të aktivizohet në çdo kohë nëse situata e kërkon.

Ai shtoi se institucionet janë në komunikim me grupet e interesit dhe shoqatat e hidrokarbureve, me synimin për të shmangur ndërhyrje të menjëhershme dhe për të mbajtur stabilitet në tregun e karburanteve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat