back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaMinxhozi “shuan shpresat”/ Opozita nuk gjen dot kandidat për Tiranën

Minxhozi “shuan shpresat”/ Opozita nuk gjen dot kandidat për Tiranën

Analisti Skënder Minxhozi, deklaroi se opozita do ta ketë të vështirë të prodhojë një kandidat gjithëpërfaqësues për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.

Sipas tij, edhe pse matematikisht partitë opozitare mund të arrijnë shumicën e votave, politika nuk është thjesht “shumatore shifrash”.

“Dëgjoja Këlliçin që thoshte: e gjithë opozita po të mblidhet bashkë në Tiranë, bën 52% të votave. Kjo është e vërtetë. Rama në 2021 fitoi me 48.6% dhe mori 74 deputetë. Por këto marzhe janë më shumë virtuale, sepse politika nuk është aritmetikë”, u shpreh Minxhozi.

Ai theksoi se një pjesë e partive të reja opozitare synojnë të marrin votat e PD-së, gjë që e vështirëson arritjen e një marrëveshjeje për një kandidat të përbashkët.

“Një dalje nga tryeza e marrëveshjes, edhe e një force politike që ka marrë vetëm 13 mijë vota, përbën një minus jo të vogël në një peshore që duhet të jetë me saktësi farmacie për të rrezikuar garën e Manastirliut”, tha Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News.

Analisti theksoi se në kushtet aktuale dhe në afatet e shkurtra zgjedhore, është e pamundur që opozita të prodhojë një figurë që të jetë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat