Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se Alban Skënderaj dhe Miraim Cani do të bëhen sërish prindër, kjo nisur nga disa imazhe që vetë çifti publikuan me rastin e festave të fundvitit.
Miriami shfaqet me një fustan të bardhë elegant, që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pikërisht për detajin e veçantë.
Disa prej fansave sugjeruan se Miriami mund të jetë shtatzënë, duke krijuar kështu një valë pyetjesh dhe komentesh në rrjetet sociale. Por këtyre aludimeve i dha fund vetë këngëtarja, e cila konfirmoi se nuk është në një pritje të ëmbël. Ajo shprehet se herë pas herë e mendojnë që ta kenë edhe një fëmijë tjetër.
“Herë pas here e kemi këtë dëshirën kur i shohim, kur janë mirë ato nja 2-3 minuta me njëri tjetrin. Thotë Albani, dy mrekulli kemi bërë, e bëjmë edhe një tjetër?! Edhe mua më kujtohen ato mendimet e netëve pa gjumë”- u shpreh Miram Cani në emisionin Goca dhe Gra.
Mirami foli edhe për projektet muzikore, ku dha lajmin së brenda dy javësh do të publikohet kënga më e re, një duet me bashkëshortin e saj, Alban Skënderaj.