Tedi Blushi nga Partia e Lirisë, ka “sulmuar” kryeministrin Edi Rama, teksa ky i fundit mbante fjalën në Kuvend mbi buxhetin 2025.
Me anë të një fotoje të shpërndarë në rrjete sociale, duke rrethuar punonjësit e gardës, Blushi i Metës e quan Ramën “miu”, ndërsa gardën i quan gorilla.
“Burracaku frikacak!
“Miu” që fshihet në sallë pas 6 “gorillash” dhe që mbrohet jashtë salle me qindra gardistë dhe forca speciale.
I tmerruar deri në palcë nga krimet dhe korrupsioni i përbindshëm, nuk është çudi që “Shef-Miu” i Juntës të flasë herës tjetër në Kuvend majë një tanku”, shkruan Blushi në rrjete sociale.